Bota

27 Janar 2021, 20:53 Nga DOSJA

ITALI- Kreu Prokurorisë së Catanzaros, Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët”, mes tyre dhe shqiptarë, në një intervistë që kishte dhënë në vitin 2019 për mediat italiane, kishte thënë se në të ardhmen prokuroria do të merret shumë me Shqipërinë. Ndër të tjera ai ka thënë se 1/3 e vendit tonë është e mbjellur me marijuanë, duke shtuar se shqiptarët janë shumë të fortë dhe shumë prezentë në Holandë. 

Po ashtu në intervistë ai është shprehur se në Shqipëri, ekziston një nivel i frikshëm i përhapjes dhe korrupsionit. 

“Në të ardhmen besoj se ne do të merremi shumë në Europë me Shqipërinë, sepse mafia shqiptare është shumë e fortë në Shqipëri. Ekziston një nivel i frikshëm i përhapjes dhe korrupsionit. 1/3 e Shqipërisë është mbjellë në marijuanë. Shqiptarët janë shumë të fortë dhe shumë prezentë në Holandë, sa që qeveria holandeze është shumë e shqetësuar dhe po mendojnë të modifikojnë ligjin për drogat, mbi të gjitha për konsumin, shitjen e të ashtuquajturave droga të lehta. Sidoqoftë në Holandë nuk është e legalizuar shitja, është e toleruar, që është diçka ndryshe dhe është e lejuar në disa bare për të poseduar jo më shumë se gjysmë kg marijuanë dhe ta shesësh. Mendohej se ishte një zgjidhje e problemit, realisht në vitet e fundit kanë parë se kanë pasur një kërcim të krimeve”, thotë Gratteri në video (min.53).

Ndërkohë pak ditë më parë pas përfundimi të operacionit, ku u zbuluan dhe përgjimet e mafies në Itali, që zbuluan dhe lidhjet e saj me Shqipërinë ka thënë se ky hetim ishte ajo që kishin paralajmëruar më parë. Ky hetim është sinteza e asaj që kemi thënë për dekada – tha pak ditë më parë prokurori i Catanzaro Nicola Gratteri për operacionin “Profil i Ulët” në Crotone. 

Megaoperacioni i autoriteteve italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politkanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili, Presidenca, Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ndragheta ne shqiperi nicola gratteri ndragheta ne shqiperi nicola gratteri

Sondazh

Poll