Bota

“Përhapën virusin që të fusin çipa në trupin e njeriut”/ Bill Gates flet për herë të parë për akuzat ndaj tij: Ja

27 Janar 2021, 22:17 Nga DOSJA
“Përhapën virusin që të fusin çipa në

SHBA- Milardieri, Bill Gates në një intervistë që ka dhënë së fundmi për ‘Ruters’ ka thënë se është befasuar nga teoritë e konspiracionit, që po qarkullojnë në lidhje me pandeminë COVID-19, ndërsa nuk ngurroi t’i quante ato “të çmendura dhe dashakeqe”.

Bashkëthemeluesi dhe filantropisti i Microsoft tha se mund të jenë krijuar “teori të çmendura konspiracioni” për të dhe epidemiologun e lartë amerikan, Anthony Fauci, pjesërisht nga ndikimi i asaj që ai e quajti ‘pandemi virale dhe mediat sociale’.

“Askush nuk mund ta kishte parashikuar që unë dhe Dr. Fauci do të ishim figura mbizotëruese në këto teori me të vërtetë dashakeqe. Jam shumë i befasuar nga kjo. Shpresoj të zhduket. ” tha Gates.

Miliarderi amerikan, i cili dha dorëheqjen si president i Microsoft në 2014, ka premtuar të dhurojë të paktën 1.75 miliardë dollarë përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates për të trajtuar pandeminë e re të koronavirusit në të gjithë botën. Kjo ndihmë përfshin mbështetje për kompani të caktuara vaksinash, trajtime të mundshme dhe metoda diagnostikuese.

Një vit më parë, që kur filloi pandemia, miliona teori konspirative janë përhapur përmes internetit, duke nxitur dezinformata në lidhje me koronavirusin. Ata përmendin, ndër të tjera, se Fauci dhe Gates krijuan pandeminë në mënyrë që të kontrollonin njerëzit. Këto teori gjithashtu pretendojnë se të dy duan të përfitojnë nga përhapja e virusit dhe të përdorin vaksinat për të futur çipa në trupin e njeriut.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bill gates bill gates

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2021, 20:53

ITALI- Kreu Prokurorisë së Catanzaros, Nicola Gratteri për organizatën mafioze Ndragheta, që çoi pas hekurave 48 persona gjatë operacionit “Profil i ulët...