Bota

‘Haveri im!’/ Kush është biznesmeni që nuk e kurseu plumbin ndaj të birit, ish-luftëtari i UÇK-së u kthye në biznesm

27 Janar 2021, 19:51 Nga DOSJA
‘Haveri im!’/ Kush është biznesmeni që nuk e kurseu

PRISHTINË– Skënder Krasniqi është personi i cili vrau djalin e tij, Albertin, mesditen e sotme në Prishtinë.

Krasniqi është ish-luftëtar i UÇK-së, dhe fotot ku ka qenë ushtar janë postuar nga vetë Alberti në rrjetin e tij social. Në një foto të shpërndarë së fundmi në ‘Facebook’, teksa ishte me të atin, Alberti shkruante ‘Me haverin tem’.

Skënder Krasniqi sot njihet në Kosovë si biznesmen i suksesshëm në fushën e ndërtimit, ku punonte së bashku me djalin që vrau.

Ngjarja e rëndë tronditi Prishtinën, ndërsa paraprakisht dyshohet se viktima ka pasur probleme familjare dhe ka kërcënuar prej disa ditëve familjarët e tij për t’i plotësuar disa kushte, por ende nuk dihen detaje për çfarë bëhet fjalë konkretisht. Ky mendohet të jetë edhe shkaku që ka shtyrë biznesmenin të vrasë djalin e tij. Menjëherë pasi kreu krimin e rëndë, Krasniqi njoftoi vetë Policinë e Kosovës , në mënyrë që ta prangosnin.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi albert krasniqi skënder krasniqi vritet albert krasniqi

Sondazh

Poll