DEKLARATA e Lajçak: Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte shumë i rrezikshëm
KOSOVË- Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte “shumë i rrezikshëm”, ka thënë për gazetën franceze “Le Monde”, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga BE-së është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se “asgjë nuk ka mbaruar derisa gjithçka të ketë mbaruar”.
Në lidhje me rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, Lajçak ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden “ndjejnë një përgjegjësi historike për shkak të angazhimit politik dhe njerëzor të SHBA-së në rajon”.
I dërguari i BE-së për dialogun tha se BE-ja kishte bashkëpunuar më parë me Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Anthony Blinken dhe nënskretaren për Çështjet Politike, Victoria Nuland. “Uniteti amerikano-evropian është një faktor kryesor për suksesin në Ballkan”, ka thënë Lajçak.
I pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës, Lajçak u përgjigj se vendet e rajonit ishin kundër “sepse kanë frikë se ngjarjet mund të dalin jashtë çdo kontrolli”.
Përveç kësaj, Bashkimi Evropian, sipas tij, ka investuar shumë në politikën e “evropianizimit dhe përfshirjes së Ballkanit në familjen evropiane, që do të thotë ndërtimin e shoqërive demokratike multietnike” dhe “ridizajnimi i kufijve është në kundërshtim me atë ideal dhe do të nënkuptojë se ne kemi dështuar”.
I pyetur se si e shikon rritjen e ndikimit të Kinës në Ballkan, ai tha se BE është partneri më i madh tregtar, investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor dhe ofron ndihmën më të madhe atje. “Ajo (Kina) nuk mund të ofrojë më shumë se ne”, tha Lajçak.
Dialogu politik mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Takimi i fundit në mes të krerëve shtetërorë të këtyre vendeve është zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. Prej atëherë, nuk është zhvilluar takim i nivelit të lartë.
Deri në zgjedhjen e Qeverisë së re të Kosovës, Brukseli zyrtar ka paralajmëruar se nuk do të ketë takime në kuadër të dialogut. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Publikohen FOTOT, ky është vendi ku u vra Albert Krasniqi nga i ati
KOSOVË– Fotot që po shihni është garazhi ku është vrarë, Albert Krasniqi, nga babai i tij Skënder Krasniqi.Mediat kosovare bëjnë me dije se garazhi k...
Dhuna në Kapitol/ Senati Amerikan miraton hapjen e gjyqin kundër Trump
SHBA– Senati amerikan hodhi poshtë të martën një përpjekje të republikanëve për të ndalur gjyqin e pritshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump. Ish-preside...
E plagosi në “vithe” 5 vite më parë! Albert Krasniqi kishte bërë paqe me Noiziy-n, darka dhe poza mbështetur n
PRISHTINË– Albert Krasniqi duket se nuk ka lënë “hesape” pa mbyllur. I riu nga Kosova, i cili u bë i njohur për plagosjen e Noizyt, duke ...
Plagosi Noizyn në mes të Prishtinës/ Çfarë shkruante Albert Krasniqi nga burgu për sherrin me reperin shqiptar: Faleminder
KOSOVË- Albert Krasniqi, i cili u qëllua me armë zjarri nga babai i tij, Skënder Krasniqi, ku dhe ka humbur jetën në vend, në të shkuarën e tij ka qenë i p...
‘Haveri im!’/ Kush është biznesmeni që nuk e kurseu plumbin ndaj të birit, ish-luftëtari i UÇK-së u kthye në biznesm
PRISHTINË– Skënder Krasniqi është personi i cili vrau djalin e tij, Albertin, mesditen e sotme në Prishtinë.Krasniqi është ish-luftëtar i UÇK-së, dh...
Ekipi i OBSH-së në Wuhan nis ‘hetimin e vonuar’ për origjinën e COVID-19
KINË– Një ekip i hetuesve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë po përgatiten në nisjen e hetimit zbulimin e origjinës së COVID-19, sëmundje që tas...
Varianti i ri i koronavirusit britanik, regjistrohet rasti i parë në Maqedoninë e Veriut
SHKUP– Është regjistruar rasti i parë me variantin e ri të koronavirusit britanik në Maqedoninë e Veriut. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë...
Avdullah Hoti takim virtual me Kurz, Kancelari austriak i bën 3 premtime të rëndësishme, përfiton dhe vendi ynë
KOSOVË– Kryeministri në Detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ditën e sotme ka zhvilluar një bisedë virtuale me kancelarin e Austrisë, Sebastian K...
I apasionuar pas “bishave luksoze”, ama një baba i dedikuar ndaj vajzës/ Kush është Albert Krasniqi, biznesmeni i ndërt
PRISHTINË– Albert Krasniqi është i riu që mbeti i vrarë mesditën e sotme në qendër të Prishtinës. Ishte babai i tij, biznesmeni i ndërtimit Skënder Krasniq...