Sport

Lineker: “Klop është një humbës i keq, i vështirë ta intevistosh pas ndeshjes”

27 Janar 2021, 16:31 Nga DOSJA
Lineker: “Klop është një humbës i keq, i

ANGLI – Ish-sulmuesi e njohur i “Tre luanëve”, Geri Lineker, prej kohësh në rolin e gazetarit dhe opionistit sportiv, nuk i ka kursyer kritikat për sjelljen e trajnerin Jurgen Klop të Liverpulit, pas ndeshjeve, sidomos kur humbet.

Ka mjaftuar eliminimi “Reds”-ave nga “FA Cup” dhe ajo ndaj Bërnlejt, që Lineker gjatë një interviste të dhënë për “Bild” të ndryshonte gjuhën për trajnerin gjerman, duke ia vënë në pah “dobësinë”, të cilën pranon ta ketë edhe anglezi.

“Mendoj se Klop është një humbës i keq dhe jam i sigurtë se as vetë ai nuk do ta mohojë. Dhe mund ta kuptoj, sepse nëse ekziston dikush të cilit i pëlqen të humbasë, ai është një humbës,”– ka deklaruar ndër të tjera Geri Lineker.

“Klop ka një mentalitet fitues dhe ndonjëherë mund të jetë pak i ashpër me atë që e interviston. Veçanërisht menjëherë pas ndeshjeve. Më kujton veten në fushën e golfit. Kur luaj keq, shpesh sillem si idiot. Më pas, në shtëpi mendoj se mund të kisha bërë më mirë. Jemi të gjithë fajtorë kur bëhet fjalë për të kontrolluar emocionet”.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport geri lineker jurgen klop trajneri i liverpulit geri lineker jurgen klop trajneri i liverpulit

Sondazh

Poll