EMA: Vaksina e Oxford/AstraZeneca mund të aprovohet për personat nën 65 vjeç. Seriot: Nuk ka problem
27 Janar 2021, 11:18Nga DOSJA
ANGLI- Vaksina e Oxfordit dhe AstraZenecës mund të aprovohet vetëm për të rinjtë në vendet e Evropës. The Guardian shkruan se Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka deklaruar se ka të dhëna të pamjaftueshme për efikasshmërinë e vaksinës së krijuar nga AstraZeneca. Drejtori ekzekutiv i EMA-së, Emer Cooke i ka thënë parlamentit Evropian se po shqyrton tërësinë e të dhënave të siguruara nga AstraZeneca nëpër grupe të ndryshme të moshave.
Ndërkohë që në lidhje me këto ka folur Shefi i AstraZenecës, Pascal Seriot. Ai pranoi se të dhënat e treguara deri tani kanë një sasi të kufizuar mbi efektet e vaksinës tek të moshuarit, por gjithashtu tha se vaksina ka një prodhim të fortë antitrupash. Më tej ai tha se nuk ka problem se si e aprovon EMA vaksinës, pasi tani ka shumë kërkesë për vaksina dhe mund ta përdorin si të duan.
“Sinqerisht, është mirë. Nuk ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë. Pra, nëse ata duan të përdorin një tjetër vaksinë për njerëzit e moshuar dhe vaksinën tonë për të rinjtë, cili është problemi? Nuk është problem,” tha ai.
Lajmin se vaksina anti-Covid e AstraZenecës fillimisht u publikua në gazetat gjermane. Ato shkruan se vaksinat e AstraZenecës janë vetëm 8% efektive për personat mbi 65 vjeç.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
JAPONI- Kryeministri japonez Yoshihide Suga u ka kërkuar falje publike të gjithë qytetarëve japonez pasi ministrat e kabinetit të tij, thyen rregullat anti-Covi...
BRUKSEL– BE ka kundërshtuar deklaratat e CEO të Astra Zeneca, Pascal Soriot dhe kërkon lirimin nga klauzola e fshehtësisë për të botuar kontratën, mësohet nga b...
Koreja e Veriut ka filluar që të zhvillojë një vaksinë anti-Covid. Dailymail, shkruan se Koreja e Veriut ka filluar për të zhvilluar vaksinën duke përdorur të d...
ITALI– Pas krizës politike në Itali e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë Conte, me shpresën për të marrë një mbështetje nga Presidenti Sergio Mattarella p...
TIRANË- Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar sekretarin e ri të shtetit amerikan Anthony Blinken. Në anë të një postimi në Twitter, a...
MBRETËRI E BASHKUAR- Britania e Madhe ka vaksinuar pothuajse 7 milion persona me vaksinën anti-Covid. The Sun shkruan se 6,853,327 persona kanë marrë dozën...
KOSOVË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është duke pritur që të mbarojnë ankesat e partive në Gjykatën Supreme në mënyrë që të fillojnë me shortin për rendi...
SERBI- Është një ditë e ftohtë dhe me re, jo shumë njerëz ndodhen jashtë nëpër rrugë. Ndaj është më mirë të udhëtosh me taksi, sepse këtu në veri të Kosovë...