Bota

Presidenti Vuçiç iu drejtohet serbëve: Mos kini frikë nga Shqipëria e Madhe

27 Janar 2021, 09:31 Nga DOSJA
Presidenti Vuçiç iu drejtohet serbëve: Mos kini frikë

SERBI– Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, u shpreh i bindur se vazhdimi i dialogut me Kosovën do të ndodhë një ditë pavarësisht deklaratave të ndryshme të papërgjegjshme për Shqipërinë e Madhe nga politikanët shqiptarë, transmeton Insajderi.

Ai tha se Serbia është e vogël në rajon dhe se duhet të kujdeset të mos bëjë deklarata të papërgjegjshme.

“Në rajon, ne jemi ata që duhet të kujdesemi më së shumti. Ata të gjithë kanë të drejtë në deklarata të papërgjegjshme, të gjithë kanë të drejtë në sjellje të papërgjegjshme dhe le ta bëjnë atë në Sarajevë, Prishtinë dhe diku tjetër, ne nuk kemi të drejtë”,- tha ai për RTS.

Ai tha se Serbia duhet të ruajë paqen dhe se do të përgjigjet në një mënyrë të zgjuar.

“Lërini të thonë çfarë të duan, mos kini asnjë frikë, sepse Serbia është shumë më e fortë sot se dikur, në mënyrë që të mund të ulim tensionet dhe të shohim se vendi ynë po përparon”,– tha Vuçiç.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic per kosoven aleksander vucic per kosoven

Sondazh

Poll