Bota

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Po presim të përfundojnë ankesat e partive që të hidhet shorti

27 Janar 2021, 09:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Po presim të përfundojnë

KOSOVË- Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve është duke pritur që të mbarojnë ankesat e partive në Gjykatën Supreme në mënyrë që të fillojnë me shortin për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një intervistë për Klan Kosova. Ai ka thënë se pas miratimit të fletëvotimit në 2 shkurt do të nisë periudha e votimit përmes postës.

“Po presim të përfundojë çështja e ankesave edhe në Gjykatën Supreme sepse pastaj KQZ mund të bëjë tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimin e këtyre zgjedhjeve. Pasi të kemi miratuar fletëvotimin menjëherë në ditën pasuese, 2 shkurti fillon me periudhën tjetër të votimit përmes postës”,tha ai.

Vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, më 14 shkurt. Vendimi është marrë nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila më herët konstatoi se Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Avdullah Hoti, është zgjedhur në mënyrë jokushtetuese. Kjo, për shkak të votës së deputetit Etem Arifi, i cili, më 3 qershor, votoi për Qeverinë Hoti, ndonëse kishte një dënim të formës së prerë prej një viti e tre muajsh burgim, për veprën penale “mashtrim me subvencione”.

(I.A;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kqz valmir elezi zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt kqz valmir elezi zgjedhjet ne kosove me 14 shkurt

Sondazh

Poll