Bota

Kriza qeveritare në Itali, formohet grupi i ri parlamentar “Europianistë” i përbërë nga 10 senatorë

27 Janar 2021, 10:42 Nga DOSJA
Kriza qeveritare në Itali, formohet grupi i ri parlamentar

ITALI– Pas krizës politike në Itali e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë Conte, me shpresën për të marrë një mbështetje nga Presidenti Sergio Mattarella për të riformuar qeverinë, një grup i ri është formuar, i cili përbëhet nga 10 senatorë dhe quhet ‘Evropianistë’, raportojnë mediat vendase.

Grupi i ri do të përbëhet nga dy kahe, Maie dhe Qendra Demokratike e Tabacci, dhe  do të quhet “Evropianistë”. Paola Binetti shpjegon:- “Maie punon mbi senatorë individualë, qendra e një projekti politik, i cili mund të tërheqë UDC dhe pjesët e Forza Italia. Pas qeverive të verdha-jeshile dhe të verdha-të kuqe, tani na duhet një e verdhë-bardhë, me një prani të fortë centriste.”

Kjo u njoftua në hapjen e sesionit nga Presidentja e Senatit Elisabetta Casellati duke zyrtarizuar lindjen e formacionit të ri në Palazzo Madama. Anëtarët janë dhjetë: Andrea Buccarella, Adriano Cairo, Andrea Causin, Saverio De Bonis, Gregorio De Falco, Raffaele Fantetti, Gianni Marilotti, Riccardo Merlo, Mariarosaria Rossi dhe Tatjana Rojc. Fantetti do të jetë presidenti i grupit.

Ditën e djeshme kryeministri i Italisë Giuseppe Conte, paraqiti pranë Këshillit të Ministrave dorëheqjen e qeverisë së tij, pas pakënaqësive të shkaktuara nga menaxhimi i pandemisë. Pas kësaj ai u takua me presidentit Sergio Mattarella ku i dorëzoi kërkesën për dorëheqje. Tashmë pritet vendimi i këtij të fundit nëse do të riemërojë Conten apo do të shkrijë qeverinë duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.

(d.a/dosja)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bie qeveria conte kriza zgjedhore ne itali bie qeveria conte kriza zgjedhore ne itali

Sondazh

Poll