Bota

Brukseli reagon ndaj Astra-Zeneca mbi vonesat e vaksinave: Të publikohet kontrata

27 Janar 2021, 10:52 Nga DOSJA
Brukseli reagon ndaj Astra-Zeneca mbi vonesat e vaksinave: Të publikohet

BRUKSEL– BE ka kundërshtuar deklaratat e CEO të Astra Zeneca, Pascal Soriot dhe kërkon lirimin nga klauzola e fshehtësisë për të botuar kontratën, mësohet nga burime të brëndshme të BE-së.

Në veçanti, burimet sqarojnë se nuk është parashikuar që prodhimi i dozave për BE të kufizohet në fabrikën në Belgjikë, por gjithashtu mund të bëhet edhe në Mbretërinë e Bashkuar, raporton agjencia e lajmeve ANSA.

Një takim i komitetit drejtues për vaksinat e BE me AstraZeneca është caktuar për sot në orën 6.30 pasdite, në të cilin do të insistohet në shpërndarjen e dozave.

AstraZeneca është aktualisht nën kritika masive në Bruksel sepse ajo njoftoi të premten se fillimisht do të jepte më pak doza të vaksinave në BE sesa ishte planifikuar. Arsyeja është problemi në “një fabrikë në zinxhirin tonë të furnizimit evropian”. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i kërkoi Soriot të hënën të mbajë zotimet lidhur me shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Europian. Grupi i tij po vihet në dyshim për mungesë transparence në vonesat në dërgimin e vaksinës së tij kundër sëmundjes Covid19.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota vaksinimi ne be vaksinimi ne be

Sondazh

Poll