Bota

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën, Thaçi, Veseli dhe ish-anëtarët e tjerë të UÇK-së ngelen në paraburgim (MASAT)

27 Janar 2021, 09:49 Nga DOSJA
Gjykata Speciale rrëzon kërkesën, Thaçi, Veseli dhe

HAGË–Gjykata Speciale ka rrëzuar kërkesën e ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për t’u liruar me kusht. Në seancën e zhvilluar sot, Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka vendosur që të gjithë të akuzuarve t’ua vazhdojë paraburgimin, sipas mediave kosovare.

Avokatët e Hahim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Jakup Krasniqit, Salih Mustafës, Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt kishin bërë kërkesa që t’i lirojnë klientët e tyre, duke i ofruar Gjykatës Speciale kushte me të cilat ajo do të sigurohej se ata nuk do të arratiseshin dhe se nuk do të ndikonin në procesin kundër tyre.

Në të gjitha rastet, gjykata ka vendosur pro pretendimeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, që për secilin të akuzuar ka dërguar material në Speciale për të kërkuar mbajtjen e tyre në paraburgim.

(d.a;f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni gjyqi ndaj ish antareve te uçk haradinaj në hagë gjyqi ndaj ish antareve te uçk haradinaj në hagë

Sondazh

Poll