Bota

Ministrat shkuan në klube nate, Kryeministri japonez kërkon falje publike: Më vjen shumë keq që ndodhi

27 Janar 2021, 09:53 Nga DOSJA
Ministrat shkuan në klube nate, Kryeministri japonez kërkon falje

JAPONI- Kryeministri japonez Yoshihide Suga u ka kërkuar falje publike të gjithë qytetarëve japonez pasi ministrat e kabinetit të tij, thyen rregullat anti-Covid. NDTV shkruan se Suga gjatë fjalës së tij në Kuvend ka thënë se ky veprim është i papranueshëm dhe se çdo ligjvënës duhet të respektojë rregullat e vendosura, në mënyrë që të fitojnë edhe dashamirësinë e publikut.

“Më vjen shumë keq që kjo ndodhi kur ne u kërkojmë njerëzve të mos hanë jashtë pas orës 8 dhe të shmangin daljet jo thelbësore, jo urgjente. Çdo ligjvënës duhet të sillet për të fituar mirëkuptimin e publikut,” tha ai.

Kjo falje publike nga ana e Kryeministri të vendit ka ardhur për shkak se disa deputetë japonez janë parë në vende publike pas orarit të lejuar nga qeveria. Ata janë parë në restorante dhe klube natë pas fashës së orarit të lejuar. Kjo gjë ka sjellë një zemërim të madh në publik duke bërë që qeveria e Suga të sulmohet shumë nga ndjekësit në rrjetet sociale.

(I.A;F.G/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota fasha orare ne japoni yoshihide suga fasha orare ne japoni yoshihide suga

Sondazh

Poll