Bota

Tentoi të vrise një biznesmen shqiptar për 40 000 dollarë/ Gjykata gjermane dënon me 7 vite burg terroristin islamik 

27 Janar 2021, 09:01 Nga DOSJA
Tentoi të vrise një biznesmen shqiptar për 40 000 dollarë/

GJERMANI- Gjykata gjermane ka dënuar me 7 vite burg terroristin islamik Ravsan B. Bild shkruan se Ravsan B. është ulur në bankën e të dënuarve për anëtarësimin në një organizatë terroriste, dhe për përgatitjen e dy atentateve në Shqipëri dhe në Neuss. Fillimisht prokuroria i kërkoi gjykatës 8 vite e 6 muaj burg por ai u dënua me 7 vite. Terroristi islamik nga Taxhikistani mori këtë ulje dënimi për shkak se rrëfeu çdo gjë.

Kryetari i trupit gjykues, Jan van Lessen kujtoi momenin kur Ravsan B. ishte anëtarësuar në organizatën terroriste ISIS.

“Në nëntor 2018 ai bashkoi forcat me Taxhikët e tjerë për të formuar një qelizë të të ashtuquajturës IS. Qeliza donte të mbështeste vëllezërit në Lindjen e Mesme dhe të kryente sulme në Gjermani,” citoi ai.

Fillimisht terroristi vuri në shënjestër një Youtuber nga Neuss, por për shkak të zbuklimit të planit nga ana e policisë u zbulua plani dhe ekzekutimi nuk ndodhi. Një tjetër përpjekje e Ravsan B. ishte edhe vrasja e një biznesmeni shqiptar për 40 000 dollarë. Por as ky ekzekutim nuk ndodhi për shkak se shënjesta e kuptoi dhe thirri policinë, e cila rezultoi me arrestimin e  Ravsan B.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota ravsan b terroristi nga taxhikistani ravsan b terroristi nga taxhikistani

Sondazh

Poll