Aktualitet

“O Pjetër…Pjetër mor”/ I bllokuar në objektin e rrethuar nga katër metra dëborë, momenti i shpëtimit të qytetarit

27 Janar 2021, 07:17 Nga DOSJA
“O Pjetër…Pjetër mor”/ I bllokuar në objektin

SHKODËR– Pjetër Lulashi, një banor në Qafë Thore te Buni i Bajraktarit është shpëtuar nga izolimi i dëborës me një trashësi prej 4 metrash. Pamjet e publikuara nga deputeti Ilir Beqja, tregojnë momentin kur forcat e FNSH-së zbarkojnë në objektin e bllokuar nga dëbora dhe shpëtojnë banorin Lulashi.

Në video dëgjohen dhe të lehura qesh, të cilët kanë shërbyer si ‘rojtarë’ për qytetarin e bllokuar në këtë objekt. Kur janë afruar, forcat e FNSH-së thirrën emrin e qytetarit në mënyrë që të merrnin reagim prej tij.

“O Pjetër…Pjetër mor…,”- dëgjohet të thërrasin ata. Nuk dihet se sa ditë, Lulashi ndodhej në këtë objekt i bllokuar nga dëbora.

“Falë ndërhyrjes së disa banorëve të zonës, të punonjësve të FNSH-së dhe AZM-së Shkodër, Pjetër Lulashi ka dalë nga izolimi. Te Buni i Bajraktarit në Qafë Thore ku trashësia e borës është mbi 4 metra,”- shkruan Beqja krah videos.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pjeter lulashi shpetohet qytetari ne qafe thore pjeter lulashi shpetohet qytetari ne qafe thore

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 07:04

Titujt kryesorë të portaleve, 27 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa Tema.al ka një pj...