Aktualitet

EMRAT + SKEMA/ Arrestohen katër agjentët e udhëtimit në Tiranë, kalonin persona drejt Gjermanisë e vendeve të BE-së me t

27 Janar 2021, 07:42 Nga DOSJA
EMRAT + SKEMA/ Arrestohen katër agjentët e udhëtimit në

TIRANË– Klotilda Çela, Petrit Cara, Ergys Vejseli, Gentiana Konini, administratorë të agjencive të udhëtimit janë arrestuar pasi rezultojnë të përfshirë në një skemë mashtrimi me anë të së cilës kalonin udhëtarë drejt Gjermanisë e vendeve të tjera të BE-së, duke falsifikuar përgjigjen e testit Covid-19.

Dosja.al ka mësuar se përveç testit negative të Covid-19, agjentët e udhëtimit u siguronin udhëtarëve edhe kontrata punësimi në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani. Për këto shërbime, të arrestuarit merrnin 600 euro për person.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se nga muaji shtator i vitit 2020, agjentët Klotilda Çela, Petrit Cara, Ergys Vejseli, Gentiana Konini, kanë kaluar të paktën 500 persona drejt Gjermanisë, duke përfituar kështu të paktën 300 mijë euro. Mënyra e kalimit ishte me autobuzë.

Pasi merrnin përgjigjen negative të testit të Covid-19 dhe kontratën e punësimit në vendin ku donin të shkonin, udhëtarët niseshin me autobusë. Të gjithë kanë kaluar përmes Hungarisë, vend që është përdorur si tranzit.

Të katër të arrestuarit në kuadër të operacionit “Shtegtimi”, tashmë do të përballen me drejtësinë. Ata akuzohen për veprat penale “Mashtrimi“, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ergys vejseli gentiana konini klotilda çela petrit cara ergys vejseli gentiana konini klotilda çela petrit cara

Sondazh

Poll

Aktualitet 27 Janar 2021, 07:04

Titujt kryesorë të portaleve, 27 janar 2021

TIRANË– Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore të ditës. Dosja.al ka në faqe të parë aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Fier, ndërsa Tema.al ka një pj...