Aktualitet

Po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje infermieri i spitalit të Fierit, zjarrfikësit nxjerrin trupin që kishte ngecur

27 Janar 2021, 06:11 Nga DOSJA
Po shkonte në punë, aksidentohet për vdekje infermieri i spitalit

FIER– Klement Basha, 30 vjeç dhe me profesion infermier ka gjetur vdekjen mëngjesin e sotëm teksa udhëtonte për në spital, ku do të merrte shërbimin e turnit të parë.

Basha po udhëtonte me mjetin e tij “Mercedez Benz”, me ngjyrë të bardhë, në momentin që në vendin e njohur si “Portëz”, në askin rrugor Fier-Patos, është përplasur me një kamion që drejtohej nga një person i identifikuar si Bardhi Spahia.

Si pasojë e përplasjes, Basha ka ndërruar jetë menjëherë nga plagët e shumta që ka marrë, por trupi i tij ka ngecur brenda makinës, deri në mbërritjen e forcave të zjarrfiëkses. Këta të fundit bënë të mundur nxjerrjen e trupit të infermierit 30-vjeçar nga mjeti dhe e kanë dërguar atë në morgun e spitalit të Fierit.

Ndërsa drejtuesi i kamionit, 52 vjeç, është shoqëruar për në komisariat, për të dhënë sqarime mbi ngjarjen. Ende nuk dihen shkaqet që sollën këtë aksident, por mendohet të ketë qenë shpejtësia e lartë me të cilën udhëtonin mjetet.


Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 06:20, në aksin rrugor Fier-Patos, në vendin e quajtur “Portëz”, shetasi K. B., 30 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin B. S., 52 vjeç, banues në Fier.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen drejtuesi i automjetit tip “Benz” shtetasi K. B. Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i kamionit, shtetasi B. S dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bardhi spahia klement basha vdes infermieri ne aksident bardhi spahia klement basha vdes infermieri ne aksident

Sondazh

Poll