Aktualitet

Temperatuarat minus 7 gradë! Dardha mbetet e bllokuar nga dëbora, fshatrat pa energji elektrike, Shkodra ‘nën ujë’. Rrug

27 Janar 2021, 06:47 Nga DOSJA
Temperatuarat minus 7 gradë! Dardha mbetet e bllokuar nga dëbora,

SHQIPËRI– Temperaturat nën minus kanë mbërthyer vendin! Pas shirave dhe dëborës tashmë zonat në vend po përballen me pasojat e ngricave. Minus 7 gradë celsius është temperatura që pritet të shënohet gjatë orëve të ditës në Tiranë dhe vendet përreth. Meteoalb parashikon se gjatë ditës së sotme, i gjithë vendi ynë do të përfshihet nga kthjellime të vazhdueshme dhe përgjithësisht pa reshje. Por, zonat veriore dhe jugperëndimore, do të përfshihen pasdite nga reshje të pakta dëbore e të pakonsiderueshme. 

Temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -8°C deri në 9°C. Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 60 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë.

Dardha në Korçë, mbetet i bllokuar nga dëbora dhe rekomandohet që të kalohet vetëm me zinxhir. Nga kilometri i 5-të deri në 13-tin, lejohet kalimi i mjeteve të vogla. OSHEE-ja ka bërë me dije se dosa fshatra të njësisë administrative Moglicë që furnizohen nga linja e Lekasit janë pa energji elektrike. Në fushën e Maliqit deri tani nuk janë krijuar probleme, ndërsa prurjet e ujit në Lumin e Devollit janë në rënie. Ndërkohë në Shkodër vazhdon të ketë përmbytje. Rruga për në Obot mbetet e pakalueshme për mjetet e ulëta por vetëm për ato të larta. Në total në qarkun administrativ Shkodër gjenden 2365 hektarë tokë nën ujë.

Fshati turistik Lepushë në Malësinë e Madhe është izoluar nga dëbora. Pas rreshjeve të shumta, dëbora ka arritur në më shumë se një metër. Në mungesë të forcave ndërhyrëse rrugore, kanë qenë banorët ata të cilët kanë pastruar rrugët me lopata, për të bërë të mundur kalimin. E njëjtë paraqitet situata dhe në Kukës, ku bora ka mbuluar vendin.

Autoriteti Rrugor Shqiptar i bën thirrje drejtuesve të mjeteve që të lëvizin me kujdes dhe të respektojnë të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor në aksin e Valbonës. Për të shmangur aksidentet për shkak të ngricave në rrugë, sipas ARSH drejtuesit duhet të mos bëjnë manovra shpejtësie apo të bëjnë parakalime të shpejta dhe të gabuara.

Ditët e fundit, Shipëria ka qenë e përfshirë nga reshje të dendura shiu që kanë sjellë përmbytje të shumta, por tashmë, vendi mund të marrë frymë. Jo për shumë gjatë, pasi fundjava sjellë shira sërish.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti ne shqiperi moti ne shqiperi

Sondazh

Poll