Aktualitet

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy makina, plagosen drejtuesit dhe dërgohen në spitalin e Rrëshenit

27 Janar 2021, 07:02 Nga DOSJA
Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy makina, plagosen

RRËSHEN– Dy persona, shqiptarë të Kosovës kanë mbetur të plagosur dhe janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Rrëshenit, pas një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Rrugën e Kombit, në afërsi të Fangut.

Dy automjetet me targa të Kosovës janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë të dy drejtuesit e mjeteve kanë mbetur të plagosur. Të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërkohë që mësohet se ndodhen në gjendje të rëndë.

Grupi hetimor dhe Policia rrugore ndodhet në vendin ku u bë dhe përplasja mes mjeteve për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht raportohet se përplasja është shkaktuar pas një parakalimi të gabuar të një prej makinave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen e kombit rruga e kombit aksident ne rrugen e kombit rruga e kombit

Sondazh

Poll