Aktualitet

APELI/ Nënë e bir flenë korridoreve të maternitetit të Peshkopisë, denoncuesi: Rënkojnë vazhdimisht por askush s’ua sh

27 Janar 2021, 06:08 Nga DOSJA
APELI/ Nënë e bir flenë korridoreve të maternitetit të

PESHKOPI– Nënë e bir, të pastrehë në Peshkopi kanë gjetur një copëz vend për të kaluar netët e ftohta të këtij dimri në maternitetin e këtij qyteti. Në denoncimin dhe fotot e publikuara nga JOQ, shihet se si djali Hekuran Pepa dhe nëna e tij flenë në korridoret e maternitetit.

Denoncuesi shkruan se prej tre netësh ndodhen të dy aty, pasi Bashkia nuk u kishte ofruar strehim. Madje edhe në ato korridore, shumë herë u kishin gjuajtur me shkelma për t’i përzënë, ndërkohë që të dy rënkojnë.

“Pershendetje! Ky qe po shihni ne foto quhet Hekuran Pepa . Teksa po kaloja ne koridoret e maternitetit Peshkopi degjova renikmet dhe kur u afrova pash qe ishin mbuluar me batanije dhe po flenin ne koridoret e maternitetit te Peshkopis. Mesova qe kishin 3 netë qe ndodheshin aty pasi u ishte shembur shtepia. Than qe ishin drejtuar ne dyert e bashkis dhe askush nuk i kishte ofruar strehim dhe aty ku ndodheshin u kishin gjuajtur me shkelma per te dal jasht. Ju ofrova ndihme me aq sa mundesha. Ajo qe shihni aty esht nena e Hekuranit dhe gjat gjith kohes renkonte. Ju lutem vini doren ne zemer sepse ne cdo kohe aty gjenden duke pritur ndihmen e cdo kujt prej nesh!”- shkruhet në denoncimin ku bëhet dhe apel për ndihmë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hekuran pepa te pastrehet ne peshkopi hekuran pepa te pastrehet ne peshkopi

Sondazh

Poll