Aktualitet

Debat në studio/ Koduzi përplaset me Bratajn: E turpshme të vaksinosh 30 vetë me 200 spektatorë. Shefi i Urgjencës: Posi&#

26 Janar 2021, 22:03 Nga DOSJA
Debat në studio/ Koduzi përplaset me Bratajn: E turpshme të

TIRANË- Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka debatuar me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Gazmend Koduzi. I ftuar në emisionin ‘Opinion’, ky i fundit solli në studio çertifikatën e një pacienti, ku siç ai u shpreh ka vdekur nga covid dhe nuk është raportuar. Ndërkohë menjëherë në këtë moment ka ndërhyrë Brataj, i cili ka thënë se mos të merret me punën e të tjerëve por të shikojë të veten.

Pjesë nga Biseda: 

Koduzi.: Është e turpshme të vaksinosh 30 vetë me 200 spektatorë, është propagandë.

Brataj: Po pse ti po e shikon punën që po bëhet.

Koduzi: Ma ka dhënë familjari, nuk është raportuar si viktimë e Covid-19.

Brataj: Ta ka dhënë mjeku ty, po lëri ato…mos bëj kështu gabimesh.

Kodzui: Ma ka dhënë familjari, është shoku im…

Skënder Brataj: Posi ngelët duke ndjekur njerëzit ju… Na lini ore të bëjmë punën.

Koduzi: Procesin e vaksinimit e përshkruajmë me një fjalë të vetme. Procesi i vaksnimit është një dështim. Qeveria nuk ka transparencë. Tregojuni shqiptarëve nga e morët vaksinën. Doza e parë e vaksinës ishte vaksinë anti-Nusret.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gazmend koduzi skender brataj gazmend koduzi skender brataj

Sondazh

Poll