Grabiti pacientin gjatë kohës që ishte në intubim/ Publikohet VIDEO nga momenti i arrestimit të infermiers së Infektivit
26 Janar 2021, 21:52Nga DOSJA
TIRANË – Një javë më parë emisioni “Stop” transmetoi rastin e grabitjes së një pacienti të intubuar në spitalin infektiv “Covid 1”, të cilit iu vodhën para nga portofoli dhe karta e bankës.
Ditën e sotme u bë i ditur lajmi se forcat e komisariatit numër 4 në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e infermieres që ka kryer këtë akt të rëndë. Ajo është 30-vjeçarja Ronida Hysa.
Emisioni “Stop” ka siguruar pamjet e momentit të 30-vjeçares teksa shoqërohet në polici e lidhur në pranga. Nga ana tjetër, Urdhri i Infermierit vendosi bllokimin e lejes së ushtrimit të profesionit deri në vendimin përfundimtar të gjykatës për infermieren Hysa.
Në përfundim të procesit gjyqësor, do të merret vendimi përfundimtar për heqjen me ose pa afat të licencës së zonjës Ronida Hysa. Infermierja ka qenë përfaqësuese në grupin e dytë ku Shqipëria ka çuar një ndihmë me infermierë dhe doktorë drejt Italisë.
Djali i pacientit të ndjerë, që gjeti kurajon të denonconte në “Stop”, shprehet mirënjohës për ndjekjen dhe zgjidhjen e problemit të tij.
“Jam falënderues ndaj emisionit “Stop” për punën e bërë që është gjetur personi që ka marrë portofolin e babait tim se pa emisionin “Stop” nuk do kishte dalë personi. S’kam fjalë. U jam mirënjohës edhe për ju kam fjalët më të mira”, tha ai.
Marre nga: Tvklan
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Dalin pamje nga arratisja e autorit të grabitjes së farmacisë në Tiranë. I riu, i veshur me bluzë sportive ngjyrë gri, ka dalë nga biznesi me...
TIRANË– Debat i ashpër në studio mes zv.ministres së Shëndetësisë, Mira Rakacolli dhe ekspertes së shëndetësisë në Partinë Demokratike, Liljana Ramas...
ITALI– Gazetarja Alba Kepi deklaroi nga Italia se skandali i përgjimeve të Ndraghetës nuk mbyllet deri në vitin 2018. Ajo tha se në dosje ka edhe zhvillim...
TIRANË- Maska, shiringa, shishet e serumit, ilaçe të skaduara dhe mbetje të tjera të rrezikshme spitalore, hidhen nëpër lumenj, për të përfunduar në...
TIRANË– Regjisori Robert Budina ka reaguar ashpër pas përgjimeve të bëra nga grupi mafioz i Ndragheta-s në Itali. Në një video të publikuar në rrjeti...
FIER– Për shkak të intensitetit të madh të reshjeve të shiut që ka përfshirë vendin në dy ditët e fundit janë rritur dhe prurjet e ujit, ku si pasojë lum...
BURREL– Materniteti i Burrelit prej një muaji është pa mjek gjinekolog dhe gratë detyrohen që lindjet t’i bëjnë në Tiranë ose në Lezhë.Mjeku që ka qenë në...
TIRANË- Drejtësia e Kosovës shpresohet të japë sërish ndihmë për zbardhjen e një krimi të ndodhur në Tiranë, ku as identiteti i viktimës as autorët nuk jan...