Aktualitet

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar deri tani: Janë 600 persona!

26 Janar 2021, 21:52 Nga DOSJA
Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar

TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj ka bërë me dije shifrat e personelit mjekësor që është injektuar deri më tani në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “Open”, Brataj tha se janë rreth 600 persona personel mjekësor që kanë marrë dozën e parë.

“Deri tani kanë marrë dozën e parë 600 persona personal mjekësor. Për sa i përket vonesës së vaksinës kjo po ndodh në të gjithë botën. Pfizer ka bërë deklaratë që do të rinovojë teknologjinë e prodhimit të vaksinave dhe për këtë fillimisht do të ketë një ulje të dozës së prodhimit. Kjo deklaratë ka qenë që para 1-2 muajsh. Ka qenë e pritshme kjo vonesë që po ndodh në të gjithë botën. Nuk mund të bëhet krahasimi me Greqinë dhe Kroacinë sepse ata janë vende të Bashkimit Europian,”- tha Brataj.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet skender brataj tirane skender brataj tirane

Sondazh

Poll