Politike

“U ndërtua për të kaluar ujësjellësin në një lagje të Drashovicës”/ Berisha ngre denoncimin: Shembet ura e

26 Janar 2021, 21:48 Nga DOSJA
“U ndërtua për të kaluar ujësjellësin në

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka denoncuar shembjen e urës së Drashovicës, të ndërtuar në vitin 2016, e cila tashmë është është tërësisht jashtë funksionit.

Berisha shkruanë se ura u ndërtua 5 vite më parë për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për t’a lidhur me lagjen Paramillo të fshatit Drashovicë. Ndër të tjera ai shton se ura është shkatërruar dhe sipas tij kjo tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zone.

Postimi i plotë: 

“Shembet ne Vlore ura e ndertuar ne vitin 2016. Per narkodeputetin e Vlores fajin e ka Saliu!! Lexoni postimin e tij dhe shikoni foton e ures se shembur! sb Fajin e ka Saliu!/ Shembet ura në Vlorë/ Sinaj: Ky është modeli i punës që ofron opozita Edhe pse kanë 7 vite në krye të vendit me pushtet absolut prap për çdo të keqe fajin e ka Saliu! Që pas Shqipërisë komuniste, partia Socialiste (Rilindje) është e vetmja parti që zotëron një pushtet absolut, vendimet i mer vetë, zbatimet i bën po vetë! Ama kur diçka nuk shkon mirë dihet ‘fajin e ka Saliu’ dhe jeta vazhdon normalisht! Deputeti i Partisë Socialiste të Qarkut të Vlorës, Vullnet Sinaj. Permes një postimi në rrjetin social facebook, deputeti Sinaj deklaron se ky është modeli i punës që ofron opozita! “Ura që u ndërtua për ujësjellësin e Drashovicës dhe që lidh lagjen e Paramillosë u shemb sot, duke lënë banorët e Drashovicës pa ujë. Kjo vepër e përuruar gjatë qeverisjes vendore të Partisë Demokratike u nda përgjysëm duke ofruar simbolikën e vizionit opozitar për qeverisjen e vendit”, shkruan Sinaj. Ura u ndërtua në vitin 2016 për të kaluar tubacionin e ujësjellësit dhe për t’a lidhur me lagjen Paramillo të fshatit. Ura është plotësisht jashtë funksionit dhe tregon sesi bashkia që drejtohej nga e djathta nuk garantoi investimet në zone”, shkruan Berisha.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ura e drashovicës ura e drashovicës

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 20:11

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, ...