Politike

Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

26 Janar 2021, 21:42 Nga DOSJA
Shkel rregullat e rrjetit social, Twitter i mbyll llogarinë Genc Pollos

TIRANË- Twitter i ka mbyllur  llogarinë politikanit demokrat Genc Pollo, për shkak se ky i fundit ka shkelur rregullat e rrjetit social.

Lajmin e ka dhënë vetë Pollo, ku në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka thënë se përjashtimi nga rrjeti social i ka ardhur për shkak se postoi një video-montazh të kryeministrit Edi Rama dhe “lungomares” së përmbytur të Vlorës.

“Postova një video të lungomares së përmbytur, me mbivendosjen e zërit të Ramës kur e inaguroi. A duhet që demokracitë tona të transferojnë në mënyrë të pakushtëzuar vendimet kryesore politike te Big Tech jo-transparente dhe monopolistike?”- shprehet Pollo, duke thënë se ka mbi një javë që s’po arrin të rimarrë aksesin në profilin e tij.

“Llogaria juaj @gencpollo është kyçur për shkelje të rregullave të Tëitter. Veçanërisht për postimin e mediave që përshkruajnë dhunë seksuale dhe / ose sulm… Vazhdoni në Tëitter për të rregulluar problemin me llogarinë tuaj”, ishte njoftimi që Pollo kishte marrë më pas.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genc pollo genc pollo

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 20:11

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, ...