Politike

Covid-19 në SHBA, Biden bën parashikimin: Po i afrohemi imunitetit të tufës, në verë e arrijmë

26 Janar 2021, 19:02 Nga DOSJA
Covid-19 në SHBA, Biden bën parashikimin: Po i afrohemi imunitetit

SHBA– Presidenti i Amerikës, Joe Biden beson se ShBA mund të arrijë imunitetin e plotë të tufës ndaj COVID-19 deri në verë. Sipas CNN, në fjalën e tij, presidenti shtoi se kishte besim të plotë tek parashikimi i tij.

“Mendoj se mund ta kemi. Unë ndjehem i sigurt se deri në verë do të kemi imunitetin e tufës. Mendoj se kjo përbën një sfidë logjistike të pazakontë në historinë e vendit tonë, por mendoj se ne mund ta arrijmë,“-tha ai.

Termi imunitet i tufës është përdorur shumë gjatë pandemisë, duke u bërë burim i polemikave për mënyrën e trajtimit të koronavirusit. Imuniteti i tufës është mbrojtja indirekte nga një sëmundje infektive që ndodh kur një popullatë është imune, qoftë përmes vaksinimit ose infektimit të mëparshëm të masave në popull. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike joe biden koronavirusi ne shba joe biden koronavirusi ne shba

Sondazh

Poll