Politike

Programi politik i LSI, Kryemadhi: Kemi 2 vite e gjysmë që e diskutojmë e kemi testuar dhe ka rezultuar i suksesshëm

26 Janar 2021, 20:30 Nga DOSJA
Programi politik i LSI, Kryemadhi: Kemi 2 vite e gjysmë që e

TIRANË- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dhënë detaje mbi realizimin e programit politik të partisë së saj me të cilën do të shkojë në zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në emisionin ‘Real Story”, Kryemadhi ka thënë se LSI ka punuar për këtë program 2 vite e gjysmë, e ka testuar, dhe është shumë i thjeshtë edhe për qytetarët. Ndër të tjera ajo shton se programi i LSI është i mundshëm për t’u realizuar jo vetëm në 5 muaj, por brenda 5 ditëve.

‘’Nëse Monika sot si kryetare e LSI do jetë e qartë, e pastër dhe e kthjellët në 5 prioritetet që janë të mundshme, jo në 5 muaj por në 5 ditë. Jam e bindur se qytetarët do e kenë shumë më komodë të shprehin vullnetin. Detyrat s’kanë të bëjnë vetëm me programin, por respekt për veten tonë, për ne që jetojmë e militojmë në parti, por dhe detyrë e partive t’i bëjnë këto.Jemi mësuar të dëgjojmë demagogji me slogane, por në fund në familje e shtëpi s’e kanë mundësuar injektimin e premtimeve. Edhe ne jo se s’kemi bërë, kemi bërë programe.’’– tha Kryemadhi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 20:11

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, ...