Politike

Përgjimet e MAFIAS, Artan Hoxha se ‘ndal’ ironinë ndaj Ramës: Insha’Allah s’të ka dëgjuar NDRAGHETA, na mori në qa

26 Janar 2021, 19:24 Nga DOSJA
Përgjimet e MAFIAS, Artan Hoxha se ‘ndal’ ironinë ndaj

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ironizuar reagimin e parë të kryeministrit Edi Rama lidhur me përgjimet e Ndragheta-s. (Lexo këtu) Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha theksoi fjalën e Ramës se përfaqësuesit e klanit mafioz në Itali, kishin dështuar në Shqipëri, ndërsa shton se nuk i përmendi pronarët e kullës që po ndërtohen në qendër të Tiranës.

Në fund, gazetari ka përmendur edhe rastin e biznesmenit italian, Francesco Becchetti, i cili fitoi gjyqin ndaj shtetit shqiptar. 

“Rama: Ndrangheta doli me humbje.  Edhe nje dyqan te vogel, qe hapi me rroba pune, falimentoi”… Mire e ke mor jahu, si te mos falimentonte Ndrangheta ne Shqiperi me ju!!! Por ato tre kullat, qe kushtonin 180 milione euro, me duket se po ndertohen rrotull qendres se Tiranes???!!! Apo keni gjetur ndonje investitor tjeter me sqimatar, andej siper nga Milano???!!! Ishallah nuk e sheh Ndrangheta kete reagimin e Rames, se na mori me qafe. Do na çoje ne arbitrazh nderkombetar si Beketi, per prishje te reputacionit,“-shkruan Hoxha. 

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike artan hoxha edi rama ndragheta ne shqiperi artan hoxha edi rama ndragheta ne shqiperi

Sondazh

Poll