Politike

Çfarë ka ndryshuar LSI? Kryemadhi: E vetmja parti në rritje! S’mund të them se programi i këtij viti është më i mirë,

26 Janar 2021, 21:08 Nga DOSJA
Çfarë ka ndryshuar LSI? Kryemadhi: E vetmja parti në rritje!

TIRANË- Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka rrëfyer për rrugëtimin e partisë së saj dhe ku ndryshon ajo këto zgjedhje nga zgjedhjet e tjera.

Kryemadhi konstaton se LSI është e vetmja parti në rritje në Shqipëri, përfshirë dhe partitë e mëdha.

Sa i përket programit të LSI për këto zgjedhje, Kryemadhi thekson se nuk mund të thotë që është më i mirë se i zgjedhjeve të mëparshme, por është më i thjeshtë, emergjent dhe i shpejtë.

DEBATI NË REAL STORY

ERL MURATI: Pavarësisht se morët rezultat të lartë në 2017, çfarë ka ndryshuar sot?

MONIKA KRYEMADHI: Asnjë parti politike, të gjitha kanë pasur luhatje. Vetëm LSI është në rritje, madje dhe në 2017 me të gjitha partitë e mëdha kundra, dhe bandat kundra.

ERL MURATI: Programi apo kandidatët më të mirë?

MONIKA KRYEMADHI: Nuk gjykoj se është më i mirë as se 2005, 2009, 2013 apo 2017. Është më i thjeshtë dhe emergjent. Shqiptarët asnjëherë më parë kaq keq. Çështja e liberalizimit të vizave dhe integrimi europian ishte një nga synimet e LSI. Dhe liberalizimi është realitet sot.

Zgjedhjet e 2015 lokale treguan shumë qartë rolin e LSI sa i përket luajalitetit ndaj partnerëve të saj, në mërrëdhëniet me zgjedhje e marrëveshjet. Në të gjitha bashkitë e LSI, u be ‘deal’ mes PS e PD për të sabotuar kandidatët tonë. Bashkia e Lezhës, Vorës e Pogradecit e Mallakastrës. 8 fituan, kandiduan 28. Unë s’mund të vendos 200 prioritete, 5 janë. Stopim varfërisë.

Marre nga: BW 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 20:11

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, ...