Politike

VIDEO-MESAZH/ Kryemadhi prezanton programin politik dhe 5 prioritetet: Ndryshim po vjen, ne e mbajmë fjalën

26 Janar 2021, 20:25 Nga DOSJA
VIDEO-MESAZH/ Kryemadhi prezanton programin politik dhe 5 prioritetet: Ndryshim

TIRANË– Kryetarja e Partisë Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi nëpërmjet një video mesazhi që ka shpërndarë në rrjetet sociale ka prezantuar programin politik me prioritetet e tij.

Kryemadhi thotë se sot shqiptarët jetojnë me keq se 4 vite më parë dhe nga veriu në jug përpiqen të mbijetojnë. Sipas saj, ndryshimi po vjen dhe LSI e mban fjalën, me prioritetet në 5 muajt e paqë që krijojnë punësim të mirëpaguar, ul koston e jetesës dhe mbështet të rinjtë në Shqipëri.

VIDEO-MESAZHI I MONIKA KRYEMADHIT

I gjithë populli shqiptar, të rinj dhe të moshuar, burra dhe gra nga veriu në Jug, po perpiqen sot për të mbijetuar. Familjet shqiptare po kërkojnë me dëshpërim të gjejnë punë, po luftojnë me koston e lartë të jetesës dhe po perballen me pamundësitë për një jetë të mirë. Pothuajse të gjithë shqiptarët janë më keq sot se 4 vite më parë. Shumë po humbin shpresën, shumë prej tyre po largohen nga Shqipëria. Pak ditë na ndajnë nga data e ndryshimit dhe shqiptarët kanë nevojë për ndihmë të shpejtë. Ne e kemi alternativën që e kthen Shqipërinë të ndihet sërish ‘Shtëpia Juaj. Një program real, i hartuar me përvojen e profesionistëve më të mirë dhe me fokus vetëm mirëqenien e çdo familje shqiptare. Nisur nga emergjenca për ndryshim, brenda programit madhor të LSI, ne kemi hartuar politika specifike me efekt të shpejtë, që do të krijojnë punë me pagë të mirëpaguar do të ulin koston e jetesës dhe do të mbajnë të rinjtë në Shqipëri. Këto do të jenë politika prioritare për ne, pasi ne e dimë se shqiptarët kanë nevojë për ndihmë sa më shpejt të jetë e mundur. LSI është e angazhuar me politika të detajuara, që do të sjellin mirëqenie reale për ju dhe familjen tuaj. Kjo do jetë rruga e cila do të krijojmë vende pune, më shumë mundësi dhe do të sjellim shpresën në mënyrë që Shqipëria të ndihet sërish shtëpi.
Ndryshimi po vjen!
Ne e mbajmë fjalën!
Ne do ta bëjmë Shqipërinë Shtëpine tuaj!

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 20:11

TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka shpjeguar se përse nuk kanë ardhur dozat e premtuara nga kryeministrit Edi Rama. Disa javë më parë, ...