Aktualitet

“Blindohet” spitali ‘Nënë Tereza’! Dritan Dajti në gjendje të rëndë, dërgohet me shpejtësi tek INFEKTIVI, ‘poz

26 Janar 2021, 18:20 Nga DOSJA
“Blindohet” spitali ‘Nënë Tereza’! Dritan

TIRANË– “Blindohet” Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e 4 efektivëve të Policisë së Shtetit, është dërguar me urgjencë në spitalin Infektic, pasi është infektuar nga pandemia e koronavirusit. 

Lajmi është konfirmuar nga burime për Dosjal.al, të cilat kanë bërë me dije se Dajti është dërguar me urgjencë nga burgu për në spitalin Infektiv, ku edhe do të marrë trajtimin e specializuar mjekësor. Po ashtu të njëjtat burime bëjnë me dije se 48-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të komplikacioneve që ka shfaqur nga pandemia. 

Megjithatë nuk dihet përse nuk është shtruar në spitalin e burgut, aty ku janë trajtuar edhe të infektuarit e tjerë. Nuk dihet “burimi” i infeksionit të 48-vjeçarit, pasi prej kohësh në vend janë pezulluar vizitat në burgje, pikërisht për të shmangur përhapjen e pandemisë. 

Pikërisht një vit më parë, Dajti doli nga burgu për të kryer një vizitë shëndetësore në një klinikë private, ndërsa pamjet e tij bënë xhiron e rrjetit. Për “shëtitjen”  e tiju pezulluan disa policë të burgjeve, pasi drejtori i burgjeve nuk ishte njoftuar për këtë lëvizje të Dajtit. Nuk dihet nëse këtë herë janë ndjekur të gjithë hapat ligjorë për nxjerrjen e tij nga qelia. 

Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti dritan dajti tek infektivi tirane dritan dajti dritan dajti tek infektivi tirane

Sondazh

Poll