Liroi të shumëkërkuarin e Amerikës/ ILD nis verifikimet për gjyqtarin Andi Ymeri, e nxorri nga burgu para se të ekstradohe
26 Janar 2021, 16:59Nga DOSJA
TIRANË– Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur verifikimet për gjyqtarin e Shkodrës Andi Ymeri, i cili në 17 janar të këtij viti vendosi lirimin nga burgut të Arben Bregut, duke e lënë të lirë pa masë sigurie. Kjo edhe pse ndaj tij ishte caktuar ekstradimi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Si ‘alibi’ për vendimin e tij, gjyqtari kishte analizuar elementin kohë, duke bërë me dije në vendin se Ministria e Drejtësisë, duhet të kishte dorëzuar vendimin brenda 30 ditëve, kohë që ishte tejkaluar që nga 23 shtatori i një viti më parë.
Megjithatë liria për Bregun nuk ka zgjatur shumë pasi pas ditë pas shpalljes së vendimit, është riarrestuar sërish nga forcat e policisë Shkodër dhe aktualisht ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “arrest në shtëpi”. Për të siguruar që vendimi do të zbatohet, Bregu do të monitorohet gjatë gjithë kohës nga efektivë policie, për të shmangur arratisjen e tij.
Arbin alias Arben Bregu kërkohet nga drejtësia amerikane pasi akuzohet si autori i një vrasjeje të mbetur në tentativë. Edhe pse ndaj tij ishte vendosur ekstradimi, procesi ishte shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe mbylljes së kufinjëve nga ana e SHBA-ve.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Edhe pse kanë kaluar 4 vite nga dita kur në Shqipëri u arrestua një mbështetës i lëvizjes “Gylen” dhe Turqia kërkoi ekstradimin e tij, drejtësia...
VLORË– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e Marion Mitros, paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se deri më tani 8 persona janë shoqëruar ng...
TIRANË– Distanca dhe mbajtja e maskave janë dy prej “urdhërave” më të përmendura nga ekspertët në kohë pandemie. Por familjarët e të prekurve nga pandemia ...
Jo pak herë krerë të antimafias italiane kanë dhënë në kohë të ndryshme mesazhe mbi ortakërinë e mafias italiane dhe kriminelëve shqiptarë. Madje vitet e fundit...
TIRANË– Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi fituan betejën me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë &cced...
TIRANË– 8 viktima dhe 879 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat për 24 orët...