Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË- Riarrestimi i Dritan Dajtit, pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Tiranës, i kushtoi Shqipërisë jetën e katër oficerëve të Policisë së Shtetit, por pavarësisht shkallës së rrezikshmërisë i dënuari për 5 vrasje, atë të oficerëve të policisë dhe një biznesmeni, dyshohet se është shoqëruar të premten për një vizitë me motive ende të paqarta nga burgu i sigurisë së lartë në mes të zonës së populluar të ish-Bllokut. Një redaktor i Gazetës Tema, e cila publikoi videon në faqen e saj në facebook në të cilën duket se është Dajti i shoqëruar nga forca të shumta policie, i tha BIRN se pamjet ishin marrë paraditen e të premtes nga një prej kafeneve të njohura të zonës. Ai tha se prej pranisë së shtuar forcave të policisë kishte menduar se dikush do të arrestohej. “Pashë tre policë që u futën në një godinë dhe bëra gati celularin”, tha ai në një bisedë për BIRN, duke kërkuar të mos identifikohej.
Pak minuta më vonë ai tha se pa të burgosurin të dilte nga një furgon dhe të shkonte drejt një hyrje në të cilën ai tha se është klinika e një dentisti të njohur. “Ata që e njihnin e identifikuan si Dajti”, tha ai. Redaktori tha se personi në fjalë kishte qëndruar për rreth 1 orë në godinë. Ai tha se nuk e kishte verifikuar nëse Dajti kishte shkuar te dentisti, por se hyrja në të cilën u fut përkonte me atë të klinikës dentare. I pyetur nga BIRN rreth kësaj ngjarje Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve Agim Ismailaj pretendoi se bëhej fjalë“për ekzagjerim të medias”. Ismailaj nuk e mohoi që personi të kishte qenë Dajti. Në krahun tjetër një grua që i tha BIRN se fliste nga Kabineti i Ministres Etilda Gjonaj, tha se “ngjarja ishte në verifikim”, por pa shpjeguar se çfarë po verifikohej.
Shumica qeverisëse miratoi në fund të vitit 2018 atë që e pagëzoi si ligji “41/bis”, i “kopjuar” nga Italia. Ligji supozohet se do të shtrëngonte masat e sigurisë për të dënuarit me rrezikshmëri të lartë. Vetë ministrja Gjonaj, lidhi zbatimin e tij me rastin e Dajtit. Në një konferencë për shtyp pak ditë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, e cila zbuti dënimin ndaj Dajtit për katër policët e vrarë në 25 vjet burg, Gjonaj e cila dënoi si të përbuzshëm vendimin e gjykatës, premtoi siguri të shtuar në burgje duke hamendësuar se vendimi ishte “një aferë korruptive”. “Ne do të përshpejtojmë reformën për rritjen e sigurisë në burgje si masë imediate në luftën kundër krimit të organizuar, ku pas instalimit të monitorimit 24 orësh të seksioneve të sigurisë së lartë në burgje, instalimit të regjimit 41 bis dhe paketës ligjore me ndryshime të kësaj natyre si pjesë e paketës antikrim, do të miratohet së shpejti përforcimi i mëtejshëm i nivelit të sigurisë në institucionet penitenciare”, tha atëherë Gjonaj.
Dritan Dajti u dënua me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda për vrasjen e katër punonjësve të policisë dhe ndodhej në qeli prej masakrës së vitit 2009. Megjithatë, më 8 shkurt 2019 një trupë gjyqësore e komanduar pranë Apelit vendosi të shuante burgimin e përjetshëm për Dajtin, duke e dënuar atë me 25 vjet burg. Edhe pse çështja shqyrtohej në gjykatë prej 10 vitesh, tre gjyqtarët Skënder Damini, Aleks Nikolli dhe Petrit Aliaj vendosën të pranojnë kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar; çka solli uljen e 1/3 së dënimit. Dy gjyqtarët e tjerë në pakicë ishin Fuat Vjerdha dhe Lindita Hoxha.
Vendimi shkaktoi atëherë revoltë dhe solli një mori reagimeshnga politika, përfshi reagimin e Gjonajt për masa më të rrepta sigurie në burgje, duke lënë të kuptohet se vendimi gjyqësoreishte ndikuar prej aty. Ndëkohë pak ditë pas vendimit të debatueshëm, Krimet e Rënda urdhëruan kontrolle në shtëpitë e 3 gjyqtarëve që zbutëndënimin për Dritan Dajtin. Më 14 shkurt 2019, policia kontrolloishtëpitë e gjyqtarëve Skënder Damini në Vlorë e Tiranë, Aleks Nikolli në Lezhë dhe Petrit Aliajt në Sarandë. Megjithatë njëçështje e ngritur ndaj tyre u dërgua nga prokuroria për pushimnë Gjykatën e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 6 janar. Gjykata ktheu dosjen pas për hetime tëmëtejshme.
(Marrë nga Reporter.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Një makinë luksoze sportive e markës “Corvette yellow Black” është ‘pikasur” nga Policia Bashkiake e Tiranës, pasi ishte parkuar në një vendqëndrim...
KOSOVË– Policia e Kosovës ka publikuar foton e Bujar Demajt, 46-vjeçarit nga Kosova, i cili akuzohet për vrasje.Për kapjen e 46-vjeçarit, Pol...
“Nuk kishte vend në kamp, shteti shqiptar nuk më pranoi atje. Kështu që u detyrova të qëndroj rrugëve dhe për këtë, herë jam detyruar të lyp dhe herë edhe...
KURBIN- Tri persona janë arrestuar në Kurbin, pasi nuk i janë bindur punonjësve të Policisë, të cilët ishin duke ushtruar një kontroll në një lokal në Milot. Në...
TIRANË- Erdet Çapoku, 34-vjeçari i arrestuar për vrasjen e kunatës së tij ka deklaruar para hekuarve se ka qenë i dehur kur ka shkuar te bane...
LEZHË-Përfshihet nga flakët një zonë pylli në Rrugën e Kombit. Zona e përfshirë nga zjarri ndodhet pranë fshatit të quajtur Rreja e Zezë. Ende nuk bëhen me...
TIRANË- Pjesë e të arrestuarve të operacionit “Abuzuesit”, ku u arrestuan 17 zyrtarë në Durrës, Shijak e Manëz, rezulton se është edhe specialisti i Krimev...
TIRANË- Namir Lapardhaja, ish-funksionar i lartë në PD, ka reaguar pas botimit të librit të Nexhmije Hoxhës, të vesë së diktatorit Enver Hoxha, ku rrëfen j...
“Aziiil”, “aziiil”. Ky është zëri i thellë që dëgjohet brenda xhamave të makinës Mitsubishi të policisë teksa shoqëron me forcë mësuesin turk Harun Ccelik natën...