Aktualitet

Plagosja e Marjon Mitros/ Dy atentatorët s’lanë shenja pas, Policia nuk gjen gëzhoja, shoqërohen 8 persona. Panë gjithë

26 Janar 2021, 16:50 Nga DOSJA
Plagosja e Marjon Mitros/ Dy atentatorët s’lanë shenja pas,

VLORË– Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja e Marion Mitros, paraditen e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se deri më tani 8 persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se janë dëshmitarë të atentatit ndaj 39-vjeçarit.

Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes, ekspertët e kriminalistikës nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë edhe pse ndaj tij është shtënë disa herë. Paraprakisht dyshohet se në atentat kanë marrë pjese dy persona, por nuk dihet nëse janë ndihmuar nga persona të tjerë. Ndërkohë që 39-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë një plumb në këmbë.

Ngjarja ndodhi në orën 10:00 të paradites së sotme. Mitro u qëllua nga një makinë në lëvizje e llojit ‘Land Rover’ dhe mori dy plumba. Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa makina e autorëve është gjetur e djegur.

(k.m/a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat marjon mitros marjon mitro plagoset marjon mitro atentat marjon mitros marjon mitro plagoset marjon mitro

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 08:20

TIRANË– Gjykata Kushtetuese, është mbledhur ditën e sotme ku pas tre vitesh mungesë ka dhënë vendimin e parë.    Në seancën që është zhvilluar ditën e sotm...