Aktualitet

Moti i keq në Shqipëri/ Përmbytjet në Torovicë të Lezhës dëmtojnë tokat bujqësore, fermerët: Është bërë katastrof

26 Janar 2021, 17:37 Nga DOSJA
Moti i keq në Shqipëri/ Përmbytjet në Torovicë të

LEZHË– Për shkak të motit të keq, në Lezhë, ku kryesiht më e prekur ka qenë Torovica, ka ende ujë në tokat bujqësore. 

Ndërkohë, Gëzim Dushku është njëri nga fermerët e kësaj zonë që ka pësuar dëme të shumta në sektorin e bujqësië në një intervistë që ka dhënë për ReportTv ka thënë se gruri dhe jonxha janë kalbur, pasi niveli i ujit në token e tij arriti deri në 50 cm dhe qëndroj për një kohë të gjatë. Ai ka thënë se puna e tij është bujqësia por sipas tij për shkak të përmbytjeve të shumta do të ketë rënie prodhimi, ose fare. 

“Unë kam pasur 22 dylim grurë të mbjella. të tëra i ka prish, pasi ka qëndru 2 javë uji në të. Është bërë katastogë. Ne mbaruam. Asnëj llojë njeriu nuk ka ardhur. 48 dylim tokë kam të përmbytura. Çdo vit këtë punë kemi. Përmbytet se nuk janë hapur kanalet“, tha fermeri Gëzim Dushku.

Po ashtu me të njëjtën situatë, hasin dhe fermer të tjerë në zonën e Torovicës, të cilët thonë se mos hapja e kanaleve dhe mosfunksionimi siç duhet i hidrovorit të Balldrenit janë shkaku i përmbytjeve të vazhdueshme.

“2 milion vetëm tokën që blej. Punimet e farat kalojnë 5 milion. Dëmi i pa përshkruar. Nuk thithin pompat. Volumi i ujit është i gjatë. Po mbet shkretë”, u shpreh një fermer.

“Rreshjet e shiut na kanë shkaktuar dëme. Kam 3 hektarë tokë. Shkak bëhen kanalet kulluese, mos funksionimi i pompave tek hidrovor”, tha një fermer.

“Kam grurë, jonxhë, liljum. Është mbytur në katër anët. Nuk bëhet fjalë të mbillet më. Kanalet pa pastruar. Kolektori nuk është pastrua”, përfundoi një tjetër.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne sqiperi permbytjet ne lezhe moti i keq ne sqiperi permbytjet ne lezhe

Sondazh

Poll