Aktualitet

Nesër i jepet lamtumira! U vra dje në Patra, Mario Metaj i ‘fiksuar’ pas sportit dhe artit. Jeta që bënte në Greqi

26 Janar 2021, 17:38 Nga DOSJA
Nesër i jepet lamtumira! U vra dje në Patra, Mario Metaj i

PATRA– Mario Metaj, 27-vjeçari, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në Greqi do të përcillet nesër për në banesën e fundit. Të afërmit dhe miqtë do t’i thonë ‘lamtumirë’ nesër, në orën 11 të mëngjesit.

I riu nga Shqipëria përshkruhet si një student ekselent i Liceut, i cili prej kohësh punonte në industrinë e hotelierisë dhe ishte i apasionuar pas sportit. Të dhëna që bien ndesh me ato që raportohen në Shqipëri, ku pretendohet se i riu është pjesë e bandës së Çoles, nga Vlora. 

I riu u vra pasditen e djeshme me 6 plumba, një prej tyre i preku dhe kokën, goditje kjo që rezultoi fatale për të. Edhe pse u dërgua gjallë në spital, ndërroi jetë vetëm 3 minuta pasi hyri në sallën e reaminacionit. Ndërkohë që bashkëpunëtori është kapur, Policia është vënë në kërkim të autorit të vrasjes.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mario metaj vritet mario metaj vritet shqiptari ne greqi mario metaj vritet mario metaj vritet shqiptari ne greqi

Sondazh

Poll