Aktualitet

Mungesë burimesh financiare/ KPA lë në fuqi vendimin e “KPA”, shkarkohet ish-kryegjyqtarja e Tiranës, Enkeledi H

26 Janar 2021, 16:35 Nga DOSJA
Mungesë burimesh financiare/ KPA lë në fuqi vendimin e

TIRANË– Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për shkarkimin e ish-kryetares së Gjykatës së Tiranës, Enkelejdi Hajro. Vendimi është marrë pasditen e sotme, nga trupa gjykuese e përbërë nga Ina Rama, si kryesuese, relatore Natasha Mulaj dhe anëtarët: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz e Sokol Çomo. Të gjithë ranë dakord për të lënë në fuqi vendimin e marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 10 qershor të vitit të kaluar. 

Njoftim vendimi:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.45/2019, datë 23.09.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro, kundër vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 154, datë 10.06.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Enkeledi Hajro. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.01.2021.

Në seancën e zhvilluar më 5 qershor, u evidentuan mungesë burimesh financiare për disa vite si edhe paqartësi në deklarimin e një kredie dhe kërkesën për shtesën e një prone.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enkelejdi hajro kpa vettingu enkelejdi hajro kpa vettingu

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 08:20

TIRANË– Gjykata Kushtetuese, është mbledhur ditën e sotme ku pas tre vitesh mungesë ka dhënë vendimin e parë.    Në seancën që është zhvilluar ditën e sotm...