Sport

Josa rikthehet në fushë, fillon “aventura” me Kukësin

26 Janar 2021, 17:23 Nga DOSJA
Josa rikthehet në fushë, fillon “aventura” me Kukësin

TIRANE – Ditën e djeshme Mirel Josa u zyrtarizua si trajneri i ri i Kukësit, duke marrë postin e lënë bosh nga Skënder Gegës dhe përkohësisht nga Rraman Hallaçi. Ky i fundit do të jetë edhe ndihmës i Josës në vijim.

Ekipi verilindor ka zhvilluar sot stërvitjen e parë nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa, i cili u shoqërua nga ndihmësi Rraman Hallaçi dhe drejtori sportiv, Nderim Nexhipi.

Trajneri Josa foli para skuadrës, duke u prezantuar dhe duke mbajtur fjalimin e parë, teksa objektivat e klubit mbeten të njëjta, titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë.

Ditën e nesërme në orën 11:00, trajneri Mirel Josa do të prezantohet para mediave, ka njoftuar klubi verilindor i Kukësit në rrjetet sociale.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll