Aktualitet

E quanin “Ambasadori”! Kush është shqiptari që akuzohet për falsifikim të pasaportave në Gjermani, u zbulua nga inspek

26 Janar 2021, 16:14 Nga DOSJA
E quanin “Ambasadori”! Kush është shqiptari që

HANOVER– Një 65-vjeçar nga Kosova është prangosur nga Policia gjermane pasi akuzohet se ka falsifikuar vulat e pasaportave për persona të përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës. Ai akuzohet se ka sjellë ilegalisht njerëz në Gjermani për vite me radhë. Shefqet H., i njohur me nofkën “ambasadori” do të përballet me drejtësinë gjermane.

Sipas albinfo.ch, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia federale pati zbuluar vendin e punës ku 65-vjeçari falsifikonte dokumentat dhe u mundësonte klientëve që paguanin për periudha shumë më të gjata.

Sipas aktakuzës, 65-vjeçari ka fituar 23,000 euro, çmimet për vulat fillonin nga 500 euro. Ndërkohë që bashkë me të janë prangosur edhe Hagen W., 57 vjeç, dhe Marco K. 48, pasi akuzohen se kanë ndihmuar 65-vjeçarin në vitin 2019 për të hartuar dhe krijuar shabllone të reja për dokumentat falso.

Shefqet H., është zbuluar vetëm pasi inspektorët në terren kishin pikasur faktin që  vulat e pasportave ishin të vjetruara.

Disa nga këto nuk përdoren më nga autoritetet e vërteta,”-bënë me dije ata. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani prangoset shqiptari ne gjermani gjermani prangoset shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 08:20

TIRANË– Gjykata Kushtetuese, është mbledhur ditën e sotme ku pas tre vitesh mungesë ka dhënë vendimin e parë.    Në seancën që është zhvilluar ditën e sotm...