Aktualitet

Shërohet nga COVID-19 Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja, dedikimi: U kufizuam brenda një dhome spitali, gruaja u përkeqësua pap

26 Janar 2021, 15:58 Nga DOSJA
Shërohet nga COVID-19 Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja, dedikimi: U

TIRANË– Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi fituan betejën me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë çifti, të cilët me anë të një reagimi kanë falenderuar bluzat e bardha për ndihmën e dhënë. Ai ka shtuar se ka kaluar 2 javë të vështira bashkë me gruan e tij, ndërsa shtoi se për shkak të pandemisë së koronavirusit kishte humbur shumë familjarë. 

“Përshëndetje nga jashtë spitalit tashmë! Prej më shumë se dy javësh jeta ime dhe e bashkëshortes sime u kufizua brenda një dhome spitali, nën mbikqyrjen e rreptë të një grupi të përkushtuar mjekësor, që niste e ngryste ditën mbi pacientët covid, në gjendje serioze. Serumet, terapia farmaceutike, skanerat, analizat, fizioterapia dhe orët e gjata të gjumit mbushnin çastet e pafundme të një pritjeje të lodhshme për daljen nga zona e rrezikut. Por në asnjë nga ato momente ne nuk mbetëm vetëm dhe sado nën ankth ato kujtime do mbeten më të shtrenjtat për ne. Sepse ishin ato ditë që na bënë të kuptojmë rëndësinë e shëndetit, që gjunjëzohet përballë një virusi të padukshëm, por edhe të përkushtimit të jashtëzakonshëm të disa profesionistëve, që nuk i ke takuar kurrë, që nuk flasin as gjuhën tënde dhe që në çdo çast sfidonin më të keqen, të papriturën, jo për një e dy, por qindra pacientë të kapur fort pas dëshirës për të rezistuar e jetuar. Një falënderim me zemër për të nderuarin Prof. Dr. Mehmet Tarik Akber, që drejtoi një grup të tërë mjekësh, infermierësh, fizioterapistësh, punonjësish sanitarë të cilëve u përulem me mirënjohje për kujdesin, ngrohtësinë, mbështetjen, kurajon e mirësinë e pakursyer që na dhanë. Në 15 ditë-netë kaluam prova shumë të vështira, prej kësaj sëmundjeje kam humbur gjysmën e familjes dhe rreziku mbetej tejet i lartë për mua. Bashkëshortes iu desh të përballej me një përkeqësim të papritur, që falë një reagimi në kohë rekord nga mjekët shmangu pasoja fatale,”-shkruan ai. 

Çifti u infektua disa javë më parë, ndërsa pranuan publikisht se ishin në gjendje të rëndë shëndetësore, por megjithatë ia dolën të mposhtnin pandeminë. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ylli ndroqi ylli ndroqi me covid ylli ndroqi ylli ndroqi me covid

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 08:20

TIRANË– Gjykata Kushtetuese, është mbledhur ditën e sotme ku pas tre vitesh mungesë ka dhënë vendimin e parë.    Në seancën që është zhvilluar ditën e sotm...