Aktualitet

Fushë-Kruja ‘nën’ ujë! Përmbyten banesat e tokat buqësore, mbeten të izoluara disa familje

26 Janar 2021, 16:29 Nga DOSJA
Fushë-Kruja ‘nën’ ujë! Përmbyten banesat e tokat

FUSHË-KRUJË– Reshjet e padënrprera të shiut kanë sjellë përmbytje në shumë zona të Fushë Krujës, ku shumë shtëpi dhe toka bujqësore janë përmbytyr.

Dosja.al mëson se gjatë natës së kaluar reshjet me intensitet të lartë kanë rënduar situatën në fshatrat Murqinë, Mallkuç, Bilaj, Derven të Fushë Krujës. Disa banorë kanë mbetur të izoluar në banesat e tyre nga prania e ujit. Banorët ankohen nga mungesa e vemendjes së institucionit vendor, të cilët nuk kanë marrë asnjë përkrahje për të monitoruar situatën në të cilën ndodhen banorët.

Lumi Ishëm dhe Zezë prej disa ditësh ka dalë nga shtrati dhe ka sjellë përmbytje, prurjet janë të mëdha nga shkarkimet e Bovilles që derdhen pikërisht në lumin Ishëm që mbete prej vitesh problematik për disa zona të Fushë Krujës.

Dëmet në kulturat bujqësore janë të konsiderueshme, gjithashtu dhe në banesat e përmbytura nga uji. Disa nga familjet kanë shfrytëzuar katet e sipërme për t’i shpëtuar pranisë së ujrave në banesa, të tjerët janë të izoluar dhe presin ndërhyerjen nga institucionet.

Sakaq situata në fshatin Gjorëm të Kurbinit nga reshjet e tre ditëve te fundit mbetet e njëjtë, nga disa banesa të rretheuara nga uji. Kanali kullues që ndodhet pranë banesave prej më shumë se 10 ditësh ka dalë nga shtrati dhe ujrat kanë depërtuar nëpër banesat e banorëve të Gjormit ndërsa asnjë masë nga bashkia Kurbin për të pastruar kanalin kullues për të larguar ujrat që pushtojnë fusha të tëra në Gjorëm dhe disa banesa janë nën pushtetin e ujit.

Familje  të tjera janë nën pushtetin e ujit në Gjorëm, të cilët presin të ndalojnë reshjet e dendura.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet permbytet fushe-kruja permbytet fushe-kruja

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 08:20

TIRANË– Gjykata Kushtetuese, është mbledhur ditën e sotme ku pas tre vitesh mungesë ka dhënë vendimin e parë.    Në seancën që është zhvilluar ditën e sotm...