Vrau veten për çështje pronësie/ Flet djali i 82-vjeçarit, tregon fjalët e fundit që i la i ati: I ka mbetur pishman…
26 Janar 2021, 15:59Nga DOSJA
TIRANË- Flogert Kodra, djali i Xhevat Kodrës , i cili vrau veten në moshën 82-vjeçare për çështje pronësie, ka treguar vështirësitë që kaloi i ati, para se t’i jepte fun jetës.
Në një intervistë për ‘Shqipëria Live’, ai ka thënë se gjithçka ndodhi për shkak të një toke, pronë bujqësore, të cilën ia dha Prefektura e Tiranës në vitin 2002, por pas disa vitesh, ia kërkoi mbrapsht.
Sipas Flogertit, një situatë e tillë e ka dëshpëruar të moshuarin, i cili nuk merrte asnjë përgjigje, ndonëse e ndoqi për 5 vite me radhë.
Pjesë nga Intervista:
Flogert Kodra: Babai kishte shfaqur shenja depresioni kohët e fundit për një gjyq të kohëve të fundit. Tokën e kam shitur që në 2012 për probleme familjare. Unë nuk jam person që kam vjedhur. I kam të gjitha dokumentet që ka lënë babai dhe toka që nuk bën as për shtëpi, e ka marrë babai që kur janë prish fermat, si çdo njeri. Po bëjmë 5 vite me gjyq. Shko sot plaku 82 vjeç, i thotë hipoteka ik. Normal që kalon në depresion.
Si ishte dita e fundit?
Flogert Kodra: Ka dalë në orën 8 të mëngjesit. Më ka thënë rri i qetë, mos lëviz nga vendi. Ka dalë në Kamëz dhe më pas e kanë gjetur në rrugë. Në rrugë e ka gjetur një djalë, i cili njoftoi polici. Kam qenë në punë rreth orës 1 dhe nuk më kanë lënë për ta parë.
E kishte përgatitur vetëvrasjen?
Flogert Kodra: Besoj shkaku i gjyqit, depresioni i tepërt. Ndoshta ia ka thënë truri që mos të bezdisë njerëzit.
Ka pasur biseda me të tjerë?
Flogert Kodra: Nga ora 10 ka marrë plakën dhe i ka thënë mos u mërzit, të jeni mirë ju. T’i binte timit, ndoshta s’ka pasur mundësi. I thoja babi mos u shqetëso. Më thoshte ma plasën shpirtin. I mbetet pishman se kush ka paditur për neve.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Presidenti i Yldon Media Group, Ylli Ndroqi dhe bashkëshortja e tij Mimoza Ndroqi fituan betejën me Covid-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë &cced...
TIRANË– 8 viktima dhe 879 raste të reja, ky është bilanci i koronavirusit në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar shifrat për 24 orët...
KAKAVIJË– Një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit po përpiqej që të largohej nga vendi. 19-vjeçari me inic...
Aktualitet26 Janar 2021, 08:20
TIRANË– Gjykata Kushtetuese, është mbledhur ditën e sotme ku pas tre vitesh mungesë ka dhënë vendimin e parë. Në seancën që është zhvilluar ditën e sotm...
TIRANË– Shtyhet për të 90-ën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca gjyqësore për grabitjen e parë në aeroportin e Rinasit.Shkak është bërë mun...
SHKODËR– Biznesmeni Nikolin Shqau, ka folur lidhur me lidhur për sulmin ndaj makinës së tij pak ditë më parë, ku agresorët i lanë edhe një letër. Në një in...
TIRANË– 10 drejtues mjetesh janë arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejti...
Jo pak herë krerë të antimafias italiane kanë dhënë në kohë të ndryshme mesazhe mbi ortakërinë e mafias italiane dhe kriminelëve shqiptarë. Madje vitet e fundit...
TIRANË– Familjarët e të infektuarve me Covid-19, shihen çdo ditë në ambientet pranë spitalit Infektiv, të cilët interesohen për të afërmit e prekut ...