Aktualitet

Në kërkim për vjedhje/ 19-vjeçari i tenton të dalë nga Shqipëria përmes Kakavijës, Policia i ‘prishi’ planet

26 Janar 2021, 15:49 Nga DOSJA
Në kërkim për vjedhje/ 19-vjeçari i tenton të

KAKAVIJË– Një 19-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit po përpiqej që të largohej nga vendi. 19-vjeçari me inicialet E.N. rezulton i dënuar me tre muaj burg për vjedhje në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe u prangos sot në doganën e Kakavijës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, është kapur dhe ndaluar shtetasi E. N., 19 vjeç, të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kakavije policia e shtetit kakavije policia e shtetit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 08:20

TIRANË– Gjykata Kushtetuese, është mbledhur ditën e sotme ku pas tre vitesh mungesë ka dhënë vendimin e parë.    Në seancën që është zhvilluar ditën e sotm...