Aktualitet

Mungojnë avokatët, shtyhet për të 90-tën herë gjyqi për grabitjen në Rinas, Aleksandër Murataj kërkon ndarjen e çësh

26 Janar 2021, 15:28 Nga DOSJA
Mungojnë avokatët, shtyhet për të 90-tën herë

TIRANË– Shtyhet për të 90-ën herë në Gjykatën e Posaçme të Apelit seanca gjyqësore për grabitjen e parë në aeroportin e Rinasit.

Shkak është bërë mungesa e avokatëve. Aleksandër Murataj ka kërkuar ndarjen e çështjes nga pjesa tjetër e grupit  të dënuar ne Shkallë të Parë për grabitje te disa blindave me armë.

Aleksandër Murataj është vëllai i të ndjerit Admir Murataj, i vrarë pas një tjetër grabitjeje në Rinas.

Murataj, së bashku me 8 persona të tjerë akuzohen për dy grabitje me armë në rrugën e Rinasit, në 2017, ku u arrit të grabiteshin rreth 7 milionë euro.

Të arrestuar për dy grabitjet janë Fatian Xhyliu, Ditjon Memlika, Neim Avdulaj, Ernest Kupa, Dash Kupa, Aleksandër Murataj, Dritan Sinanaj, si dhe i penduari i bandës Admir Çerpja.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj aleksander murataj grabitja ne rrugen e rinasit admir murataj aleksander murataj grabitja ne rrugen e rinasit

Sondazh

Poll

Aktualitet 26 Janar 2021, 14:15

SHKODËR– Përmbytjet në Shkodër kanë bërë të domosdoshme evakuimin e gjësë së gjallë e cila rrezikonte nga uji që ka pushtuar stallat. Në Dajç dhe Tr...