Politike

Veliaj dhe Rama inspektojnë punimet në 8 konvitet e reja në Kamëz: Kushte moderne për studentët, do përdoren edhe si qend

26 Janar 2021, 16:18 Nga DOSJA
Veliaj dhe Rama inspektojnë punimet në 8 konvitet e reja në

TIRANË- Ditën e sotme, kryebashkiaku Erion Veliaj, së bashku me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin Arben Ahmetaj, inspektuan punimet në 8 konviktet e reja në Kodër-Kamë, të cilat janë me një kapacitet për 2200 studentë.

Këto godina do të përdoren si konvikte, por edhe si qendra komunitare që të shfrytëzohen nga qytetarët e zonës.

“Deri në verë përfundojnë karabinatë, mandej do shfrytëzojmë muajt e verës që te jene gati në tetor. Disa nga zyrat e UBT-së do t’i sjellim te konviktet, po ashtu të shërbejnë edhe si qendra komunitare. Do punojmë shume me infrastrukturën, në mënyrë që e gjithë kjo zone mes Tiranës dhe Kamzës të bëhet një nga zonat urbane më cilësore”, tha Veliaj.

8 konviktet e reja që po rindërtohen janë pjesë e Paktit të Universitetit. Sipas projektit. godinat do të jenë moderne, me standarde europiane, do kenë ambientet e ngrënies, fjetjes dhe studimit dhe janë konceptuar që të përdoren edhe si qendër komunitare.

Ndërkohë bëhet me dije se, Bashkia Tiranës ndërkohë ka filluar punën me dy godina te Mjekësia dhe një godinë në Qytetin e Studentit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama erion veliaj edi rama erion veliaj

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 11:55

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar ti bëjë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që ti ndihmojë qytetarët që ndodhen në zonat ku janë përmbytur apo rre...