Politike

‘Arritjen e 800 mijë votave për mandatin e tretë’/ Porositë e Ramës për drejtuesit politikë të qarqeve: Mos neglizho

26 Janar 2021, 13:48 Nga DOSJA
‘Arritjen e 800 mijë votave për mandatin e tretë’/

TIRANË– Ditën e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi në ambientet e selisë së PS-së mbledhje me drejtuesit e qarqeve. Pas takimit Rama nuk zgjodhi të prononcohej për mediat mirëpo la kryetarin e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Ballën të fliste para gazetarëve.

Mirëpo Dosja.al ka mësuar disa detaje në lidhje me takimin e zhvilluar. Kryeministri i ka kërkuar drejtuesve politikë në qarqe që të propozojnë kandidatët për pjesën e dytë të listës së Partisë Socialiste. Rama gjithashtu ka porositur drejtuesit politikë të tij në çdo qark që të mos neglizhojnë në takimet e tyre asnjë grup interesi apo komuniteti pa takuar dhe dëgjuar në funksion të fitores së zgjedhjeve të 25 prillit dhe marrjes së mandatit të tretë qeverisës.

Ndër të tjera kryeministri Rama ka kërkuar arritjen e 800 mijë votave për Partinë Socialiste, të cilat do t’i jepnin asaj një mandat të tretë në qeveri.

Mbledhja e zhvilluar ditën e djeshme ishte e para për vitin 2021 për Partinë Socialiste. Fokusi i saj ishin zgjedhjet e 25 prillit dhe organizimin që duhet të bëjë çdo drejtues partie në fushatën elektorale.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama mbledhja ne seline e ps porositë e ramës edi rama mbledhja ne seline e ps porositë e ramës

Sondazh

Poll

Politike 26 Janar 2021, 11:55

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka vijuar ti bëjë thirrje Ministrisë së Bujqësisë që ti ndihmojë qytetarët që ndodhen në zonat ku janë përmbytur apo rre...