Aktualitet

Vijon zvarritja e vendimit/ Trupa gjykuese për grupin e Shullazit në dorë të KLGJ-së

2 Maj 2019, 20:39 Nga DOSJA
Vijon zvarritja e vendimit/ Trupa gjykuese për grupin e Shullazit në

TIRANË– Shtyhet për të tetën herë seanca ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë. Shkak për këtë shtyrje është bërë mosformimi i trupit gjykues.

Kjo pasi në seancën e shkuar, mbrojtja e Shullazit dhe Zelës kanë bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares së çështjes , kërkesë e cila është pranuar.

Tashmë Gjykata Apelit për Krime të Rënda do t’i drejtohet Këshillit të Lartë Gjyqësor për të plotësuar trupin gjykues.

Në nëntor të vitit 2018 Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli fajtorë për përvetësim pasurie, kërcënim, e grup të strukturuar kriminal kreun e bandës Emiljano Shullazin, i cili u dënua me 14 vjet burg.

Bashkëpunëtori i tij Gilmando Dani u dënua 12 vjet burg, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela me nga 10 vjet dhe Blerim Shullazi me 9 vjet burg. Për akuzën e kërcënimit ndaj rektorit të UT, grupi u shpall i pafajshëm.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet apeli i krimeve te renda banda shullazi emiliano shullazi apeli i krimeve te renda banda shullazi emiliano shullazi

Sondazh

Poll