Aktualitet

Vlonjatët e zhgënjyer: S’jemi as me PD-në as me LSI-në, Rama do t’i paguajë të gjitha

2 Maj 2019, 18:28 Nga DOSJA
Vlonjatët e zhgënjyer: S’jemi as me PD-në as me

VLORË– Një grup protestuesish nga qyteti i Vlorës kana dalë për të shprehur pakënaqësitë e tyre me sistemin qeverisës. Ata shprehen se nuk janë as më PD-në dhe as me LSI-në por që kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama nga pushteti.

“Në kemi dalë për të protestuar, nuk jemi as me LSI dhe as me PD-në, na latë pa bukë, na degjeneruat, na morët pronat.

Ky ishte ai kryeministër që tha më jepni votën se do të fus 300 mijë veta në punë, 500 mijë ikën. Ky është bastard, kriminel, do i paguajë të tëra, perëndia vonon, por nuk harron. Deri pardje thoshte negociatat do të fillojnë në qershor, ai është kryemashtrues dhe maskara,”- u shpreh një prej tyre.

Opozita ka bllokuar ditën e sotme rrugët për dy orë nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Kjo protestë u shoqërua me djegie gomash, këngë dhe valle në Kukës por përfundoi paqësisht.

Në qytetin e Fierit, protestuesit patën disa përplasje me policinë. Në mbyllje të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha caktoi datën 11 maj, si ditën eprotestës së radhës. Basha u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje lokale, por do të zhvillohen njëkohësisht me ato parlamentare.

Në Gjirokastër dhe në Kukës protesta u mbyll para kohe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama lsi pd protesta e opzites 2 maj 2019 vlonjatet e zhgenjyer edi rama lsi pd protesta e opzites 2 maj 2019 vlonjatet e zhgenjyer

Sondazh

Poll