Aktualitet

Vrasje e mbetur në tentativë, ekstradohet 40-vjeçari nga Greqia

2 Maj 2019, 18:30 Nga DOSJA
Vrasje e mbetur në tentativë, ekstradohet 40-vjeçari nga Greqia

LEZHË– Një 40-vjeçar shqiptar është ekstraduar ditën e sotme nga Greqia. Sipas njoftimit zyrtar, 40-vjeçari me inicialet K. S., dyHhohet se ka tentuar të vrasë me dashjë një tjetër person, me inicialet K. R..

Ngjrja në fjalë ka ndodhur më datë 17 prill në Lezhë, teksa 40-vjeçari ka qëlluar me armë në drjetim të bashkëfshatarit, por pa mundur ta vrasë atë.

Njoftimi zyrtar i Interpol Tirana

Ekstradohet nga Greqia një shtetas shqiptar i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje, e mbetur ne tentativë”.

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar K. S., 40 vjeç, banues në Lezhë.

Shtetasi, K. S. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj këtij shtetasi, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur ne tentativë” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Shtetasi K. S. më datë 17.04.2015, rreth ores 10:30, në Gjadër, Lezhë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit K. R.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athina u bë e mundur kapja e këtij shtetasi duke u finalizuar me ekstradimin e tij në vendin tonë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet esktradohet 40 vjecari nga greqia gjader lezhe tentative vrasjeje esktradohet 40 vjecari nga greqia gjader lezhe tentative vrasjeje

Sondazh

Poll