Aktualitet

Protesta e opozitës, arrestohen 5 persona në Tepelenë dhe Gjirokastër (EMRAT)

2 Maj 2019, 18:00 Nga DOSJA
Protesta e opozitës, arrestohen 5 persona në Tepelenë dhe

TEPELENË– 4 Protestues nga qyteti i Tepelenës janë arrestuar pak minuta pas mbarimit të protestës së opozitës. Bëhet fjalë për kreun e Partisë Demokratrike, Ladi Baka, ish-kreu i Partisë Demokratike në Tepelenë dhe për katër protestues të tjerë, emrat e të cilëve nuk bëhen ende të ditur.

Opozita ka bllokuar ditën e sotme rrugët për dy orë nga ora 18:00 deri në orën 20:00. Kjo protestë u shoqërua me djegie gomash, këngë dhe valle në Kukës por përfundoi paqësisht.

Në qytetin e Fierit, protestuesit patën disa përplasje me policinë. Në mbyllje të protestës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha caktoi datën 11 maj, si ditën eprotestës së radhës. Basha u shpreh se nuk do të ketë zgjedhje lokale, por do të zhvillohen njëkohësisht me ato parlamentare.

Në Gjirokastër dhe në Kukës protesta u mbyll para kohe.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 4 protesrues ladi baka protesta e opzoites 2 maj 2019 tepelenë arrestohen 4 protesrues ladi baka protesta e opzoites 2 maj 2019 tepelenë

Sondazh

Poll