Aktualitet

Ekskluzive/ Përgjaket shqiptari në Gjermani, e qëllojnë dy fierakët, shkak pazaret e drogës (VD)

2 Maj 2019, 19:45 Nga DOSJA
Ekskluzive/ Përgjaket shqiptari në Gjermani, e qëllojnë dy

GJERMANI– Një shqiptar është qëlluar me armë zjarri në qytetin e Wuppertal, Gjermani. Sipas policisë gjermane ngjarja ka ndodhur më datë 28 prill të këtij viti.

Dosja.al ka mësuar nga dëshmitarë të ngjarjes se kanë qenë dy vëllezër nga Fieri, ata që kanë qëlluar 36-vjeçarin me origjinë nga qyteti i Durrësit. Të tre mësohet të kenë qenë shokë dhe se plagosja ka ardhur pas një konflikti për pazare droge.

Dosja.al ka siguruar ekskluzivisht momentet pasi 36-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga dy vëllezërit, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur. Në video i plagosuri shihet i shtrirë në asfalt dhe i mbuluar në gjak, ndërkohë që në njoftimin zyrtar theksohet se i riu është qëlluar ndërkohë që ka qenë duke ecur me automjetin e tij.

Më pas 36-vjeçari mësohet të ketë dalë nga makina, është zvarritur dhe është shtrirë në asfalt. Kjo skenë është parë nga shumë kalimtarë të cilët bërtasin të trembur, ndërsa disa të tjerë, afrohen ta ndihmojnë shqiptarin.

Në video dëgjohen gjithashtu shumë njerëz të cilët kërkojnë që të lajmërohet ambulanca dhe që i riu të dërgohet në spital. Fillimisht i plagosuri lëviz pak dhe një djalë tjetër shkon t’i pastrojë gjakun me një shishe me ujë.

“A është mirë ai,”– dëgjohet teksa pyet njëri dhe më pas fillon të shajë ata që e kanë qëlluar. Në pamjet e siguara nga dëshmitarët shihet edhe një pistoletë që mendohet të jetë arma me të cilën është plagosur shqiptari. Arma me ngjyrë të zezë dhe kafe ndodhet vetëm pak metra të plagogurit të mbuluar nga gjaku.

Aktualisht 36-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndodhet në gjendje kome i shtruar në spital, ndërsa autorët nuk janë arrestuar ende nga policia.

Njoftim i policisë në Gjermani

Të dielën në mbrëmje (28.04.2019, ora 21:00) erdhi në Gathe në Wuppertal një njoftim për disa të shtëna kundrejt një personi i cili u plagos rëndë. 36 vjeçari u gjet i shtrirë në rrugën Gathe pranë  Karlstrage.

Sipas informacioneve paraprake, një ose më shumë autorë kishin qëlluar mbi të riun, i cili në atë moment ndodhej në automjet. Ata u larguan nga vendi i ngjarjes. Një armë zjarri u gjet në vendin e ngjarjes dhe u sekuestrua.

Vijojnë hetimet, ndërkohë që i plagosuri është në kujdes intensiv në spital. Prokuroria dhe policia kanë ngritur një skuadër hetimi për të investiguar në gjetjen dhe arrestimin e autorëve. Informacione të mëtejshme aktualisht bëhen të ditura për arsye hetimore.

(f.m & A.S/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjak dhe panik gjermani pamje të rënda plagosja e shqiptarit gjak dhe panik gjermani pamje të rënda plagosja e shqiptarit

Sondazh

Poll